Më 29.07.2011, Shkupi u bë edhe më i pashëm me rikthimin në përdorim të njërës nga xhamitë më të bukur të kryeqendrës, “ Mustafa Pasha”.
Në Kala të Shkupit, hapet xhamia e Mustafa Pashës
Në këtë solemnitet pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili mirëpriti zv. Kryeministrin e R.Turqisë, z. Bekir Bozdag, kryetarin e Dijanetit Turk, Prof. Dr. Mehmet Gormez. Vlenë të theksojmë se pjesëmarrës gjithashtu ishin Myftitë e Bashkësisë Fetare Islame, udhëheqësit e institucioneve edukativo- shkencore të BFI-së, përfaqësues të partive politike turke në vend, administrata turke për bashkëpunim dhe zhvillim TIKA, media nga Turqia dhe vendi si dhe qindra besimtarë. Pas disa viteve rikonstruim të xhamisë së Mustafa Pashës, ashtu sikur që është mbi pesë shekuj në shërbim të besimtarëve puna që është bërë mbi atë objekt fetar islam të trashigimis kulturore islame do të ketë jetë të gjatë gjithashtu për disa shekuj, e cila edhe më tej mbetet simbol i kulturës islame në Kala të Shkupit. Qindra besimtarë myslimanë me plotë gëzim e prisnin lëshimin e xhamisë, ngase si nga vlera gjithashtu edhe pozita e saj ka bërë që me padurim pritej që të lëshohej në përdorim kjo xhami.
Në fjalën e tij të rastit Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi citoi fjalën e të Madhit Allah Fuqiplotë, ku në Kuranin e madhërishëm thotë: “ Xhamitë i ndërtojnë ( meremetojnë, riparojn, mbarvajnë) vetëm ata që kanë besim të paluhatur në Allahun Fuqiplotë…”. Reis ul Ulema iu shprehi mirëseardhje delegacionit nga Turqia në përbërje të zv/kryeministrit Bekir Bozdag dhe kryetarit të Bashkësisë islame të Turqisë Mehmet Gormez.
Por gjithashtu falënderoi kryetarin e R. Turqisë, z. Abdullah Gul dhe Kryeministrin Turk, z. Rexhep Taip Erdogan të cilët gjithnjë e kanë përkrah BFI dhe veprimtarinë e këtij institucioni në mbrojtjen e trashigimisë kulturore islame. Ai më tej theksoi se xhamia e Mustafa Pashës është një nga xhamitë më të bukura të Ballkanit, kjo ka histori dhe arhitekturë të rallë. Është e njohur edhe si simbol i kryeqendrës tonë, dhe kjo xhami edhe më tutje do të luan rolin e saj në këtë qytet në veçanti me pozitën e saj këtu në Kala të Shkupit.”
Të pranishmive iu drejtua edhe kryetari i Dianetit të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Gormez, i cili mes tjerash theksoi: “Dua të theksojë se ne sot nuk jemi këtu vetëm për të hapur një xhami e cila paraprakisht është rikonstruar, por jemi këtu për të dëshmuar historinë vëllazërore 500 vjeçare.. Sot kur në Bashkimin Europian, në vendet evropiane veç më disa liderë politik shprehen se marrëdhëniet multikulturore, multietnike, multifetare nuk po funksionojnë, unë do të thoja se sot me këtë rast, me xhmainë “Mustafa Pasha” dëshmojmë se ekzistojmë dhe do të ekzistojmë, dhe kemi marrëdhënie të mira si ndërfetare po edhe ndëretnike”.
Pas disa ramazaneve besimtaret nga e diela në mbrëmje do të mund ti kthehen faljes së Taravive në Xhaminë e Mustafa Pashës. Me këtë rast zv kryeministri turk Bekir Bozdag gjithë besimtarëve mysliman në Maqedoni ua uroi Muajin e Bekuar të Ramazanit.
“Çdo punë e bukur e përjetuar në Shkup për ne paraqet kënaqësi të veçantë sikurse e njejta të është bërë në Ankara. Xhamia e Mustafa Pashës është një nga shenjat e ekzistimit tonë në këto troje. Edhe pse kohë pas kohe kishte pengesa, lidhjet tona mes zemrave tona nuk u ndërprenë asnjëherë. Dashuria jonë vëllazërore që është e ndarë mes popullit të Maqedonisë dhe Turqisë nuk ka kufij, dhe këto kufij nuk mund të na i vendosë askush”, tha Bekir Bozdag, zv kryeministër i Turqisë.
Xhamia Mustafa Pasha ka histori të veçant, ky symbol i kulturës islame është ndërtuar nga fundi i shekullit të 15, në vitin 1492 nga ana e Mustafa Pashës ndërsa në tërmetin e vitit 1963 në Shkup pësoi dëmtime pas çka u rikonstrua pjesërisht dhe u hap që të jetë në shërbim të besimtarëve musliman.
Shiriti i kuq është prerë nga H. Sulejman ef. Rexhepi, z. Bozdag dhe Mehmet Gormez, të cilët në vazhdim bashkërisht edhe e hapën derën e xhamisë. Progami fetar vazhdoi edhe brenda xhamisë, me çrast ashere lexuan dy hafizat nga Turqia të ardhur enkas për këtë solemnitet, ndërsa kori i BFI u prezentua me disa ilahi. Hutben dhe namazin e xhumasë i realizoi kryetari i Dijanetit të Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Gormez.
Next Post
Comments are closed.