Ne jemi një

Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me kreun e Qeverisë turke, Rexhep Taip Erdogan në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.
Gjatë këtij takimi Reis Ulema i prezentoi një letërnjoftim të BFI-së dhe institucioneve të saj edukativo- shkencore, mbi zhvillimin dhe organizimin e jetës fetare islame në vend dhe diasporë, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet BFI dhe me gjitha ato probleme që e kanë tanguar për disa vite këtë institucion të lartë fetar islam në Maqedoni. Ai gjithashtu e njoftoi për punën e pronës së BFI-së, ngecjet në procesin e denacionalizimit, për xhaminë Burmali dhe gjitha xhamitë tjera për të cilat BFI është gjallë e interesuar që t’i rindërton. Ai gjithashtu shprehi shqetësime për diskriminimin që po përjeton nga Qeveria e R.M, dhe se kërkesë e BFI është që të jemi të barabartë me gjitha bashkësitë tjera fetare, e jo të priviligjohet vetëm një bashkësi fetare. Reis ul Ulema falënderoi disa asociacione dhe organizata turke në veçanti TIKA, për punën e tyre që bëjnë për trashigiminë kulturore islame.
Në anën tjetër kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan shprehi falënderime për pritjen madhështore të muslimanëve të Maqedonisë dhe mirënjohje për gjithë atë që po bënë BFI-ja. Ai shprehi shqetësimet për këtë që po ndodhë me BFI-në dhe myslimanët e Maqedonisë, me të cilat probleme ishte i njohur si dhe me padrejtësitë që po i  bëhen BFI dhe pjestarëve të saj, andaj theksoi se Turqia gjithmonë është e gatshme të ndihmonë BFI. Kërkesa e tij ishte deri tek kreu i BFI që të vazhdojë edhe më tej me aktivitete, ashtu siç janë bërë deri më tani, të cilat janë shumë të çmuara dhe me vlerë. Reis ul Ulema dhe kryeministri Erdogan këmbyen dhurata ku këtij të fundit iu dhanë dy korniza njëra me xhaminë Mustafa Pasha, korniza tjetër ishte me Urën e Gurit të Shkupit, ndërsa, z. Erdogan i dhuroi një Kuran të madhë Reis Ulemasë në shenjë nderi, respekti, vëllazërisë dhe miqësisë që kanë H. Sulejman ef. Rexhepi dhe Rexhep Taip Erdogan gjegjësht BFI dhe Qeveria aktuale Turke.
Erdogan vijon vizitën në Tetovë, Gostivar dhe në disa qytete të tjera, namazin e xhumasë do të fal bashkërisht me Reis ul Ulemanë në xhaminë e Larme të Tetovës, do të hapë mektebin e hafizëve të Kuranit në Tetovë dhe njëkohësisht do të vizitojë edhe Teqen Arabati Baba.
Gjithashtu sot në orët e paraditës Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi morri pjesë në akademin e diplomimit të gjeneratës së parë të Univeristetit Ndëerkombëtar Ballkanik në Shkup, në të cilin solemnitet ishte pjesëmarrës kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan. Në këtë akademi fjalë rasti kishte z. Erdogan i cili mes tjerash foli mbi vlerat që sjellë arsimi dhe kultura në ambientet multietnike dhe multikulturore.
Erdogan studentëve të këtij universiteti ua shpërndau diplomat e para studentëve të gjeneratës së parë të diplomuar në këtë Universitet. Gjatë këtij akti solem inshin prezent personalitete të shquara politike dhe fetare.

4 3 2 1

Comments are closed.