[:en]Në ifatr të organuzuar nga Kryeministri Zoran Zaev[:al]Në iftar të organuzuar nga Kryeministri Zoran Zaev[:mk]Në ifatr të organuzuar nga Kryeministri Zoran Zaev[:]
Për nderë të Muajit Ramazan, Kryeministri i vendit, z. Zoran Zaev, ka shtruar iftar në të cilën mori pjesë Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, si dhe ministra, zv/ministra, deputetë e funksionarë të ndryshëm, kryetar komunash, kryesisht të proviniencës islame.
Në pritje të të ftuarve, Kryeministri Zaev, ka theksuar se është shumë i lumtur që pret mysafirë me rastin e ditëve të agjërimit, ditë këto kur mblidhen familjet, kur miqtë takohen dhe reflektojnë mbi mëshirën si ndjenjë sublime e shpirtit human dhe të dashur me të gjithë. “Është koha kur shtohen lutjet, kur shtohen thirrjet për respektim të ndërsjellë, kur shtohen angazhimet për drejtësi, prosperitet, tolerancë dhe dinjitet për çdo njërin”, ka theksuar veç të tjerash Kryeministri Zaev.
Kurse, në fjalën e vet Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, në emrin personal si dhe të të gjithë myslimanëve të Maqedonisë ka falënderuar Kryeministrin për respektin e tij që tregon për Muajin e agjërimit si dhe për të gjitha vlerat që ngërthen ky Muaj i shenjtë. “Është ky një respekt institucional që e shton fuqishëm përkujdesin shoqëror për kultivimin e tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare si vlerë e çmueshme e shoqërisë sonë”, ka nënvizuar Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili në fund e bëri edhe duanë e darkës.
Comments are closed.