Në gjitha xhamitë e vendit u bënë lutje për viktimat e fatkeqësisë në Tetovë
Të premten, më 10.09.2021, në të gjitha xhamitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë namazit të Xhumasë, u lexuan hatme dhe u bënë lutje për personat që humbën jetën në zjarrin e Spitalit modular në Tetovë.
Një ditë më parë, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai konvokoi mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, i cili në përbërje të plotë, të enjten në Tetovë iu përkushtua rastit tragjik që ndodhi me djegien e spitalit modular në Tetovë dhe kërkoi nga nëpunësit fetarë që më 10 shtator të këtij viti, në namazin e xhumasë, së bashku me xhematet e tyre, në të gjitha xhamitë e vendit, të bëjnë lutje për viktimat e rastit në fjalë.
Në të gjitha xhamitë e vendit, u dërguan lutje tek Allahu Fuqiplotë për rahmetin e shpirtrave të viktimave, si dhe për të lënduarit, ndërsa u dërguan edhe ngushëllime për familjarët, stafin dhe mjekët e spitalit dhe të gjithë qytetarët e Tetovës për këtë humbje të madhe dhe pikëllim.
All-llahu xh.sh i shpërbleftë me Xhenet ata që humbën jetën në këtë tragjedi, ndërsa familjarëve të tyre ua shtoftë durimin.
Comments are closed.