Në Frauenfeld të Zvicrës u përurua xhamia e re shqiptare

[:al]Këto ditë, në Frauenfeld të Zvicrës, u bë përurimi i xhamisë së re shqiptare, e ndërtuar kryesisht nga donacionet e mërgatës sonë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe një delegacion nga BFI-ja, në përbërje të: Dr. Selver Xhemaili, përgjegjës për diasporë pranë BFI-së, Myftiu i Shkupit, Mr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi si dhe Myftiu i Gostivarit, Mr. Shaqir ef. Fetahu. Po ashtu, i ftuar nga Maqedonia në këtë manifestim fetar ishte edhe Kryeparlamentari z. Talat Xhafer.

Ndërkaq morën pjesë edhe,kryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër, hfz. Mehas ef. Alija, nga BI e Kosovës, Sabri ef.Bajgora si dhe Ekrem ef. Siminica, nënkryetari i Komunitet Mysliman i Shqipërisë, z. Lauren Luli, nënkryetari i Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare të Gjermanisë, Rexhep ef. Sulejmani, kryetari i organizatës DIGO, Bekim Halimi, lexues i mrekullueshëm i Kuranit Fisnik Xhelal ef. Kaloshi.

Po ashtu, prezantuan edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, si:  prfaqsuesi i kishës katolike të qytetit Frauenfeld Lukas Leutenegger, përfaqsuesi i kishës katolike të qytetit Frauenfeld  Heinz Stubi. Gjithësesi që, peshë shumë të rëndësishme këtij manifestimi i dhanë edhe prezenca e autoriteve lokale zvicerane, si: Kryetari i Komunës së Fraunfeldit Anders Stokholm, përfaqsuesi i zyrës kantonele për integrim Markus Kutter.

Para delegacioneve dhe përfaqësuesve të ndryshëm, si dhe para një numëri të madh besimtarësh nga qytete të ndryshëm të Zvicrës, rreth historikut të ndërtimit të kësaj xhamie, që nga projekti si ide e deri në përurim, foli kryetari i xhamisë, Xhelil Ramadani, ndërsa mirëseardhje mysafirëve i dëshiroi edhe imami i i xhamisë, Sami ef. Misimi.

Në emër të BFI fjalë rasti mbajti Muftiu i Tetovës, Porf. Dr. Qani ef. Nesimi, i cili, duke i përgëzuar në emër të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, për këtë vepër madhëstore, veç të tjerash shprehi kënaqësinë se përfshihet në një përurim të një xhamie që mbanë emrin Dritë – “Mesxhidi Nur”! Një vepër të këtillë ibadeti nuk mundë të bëj një zemër e vogël, nuk mundë të bëj një mendje e kufizuar, një shpirt i ngusht. Objekt të këtillë, një Shtëpi Zoti mund të bëjë vetëm një zemër e madhe, një shoqëri e civilizuar. Prandaj, më lejoni të nënvizoj se, të gjithë neve këtu na kanë tubuar dy zemra shumë të mëdha. Njëra është zemra e madhe e pushtetit lokal dhe qendror e Shtetit të Zvicrës, i cili si në shumë qendra të këtij vendi, edhe në këtë qytet, ka ndarë një pjesë të zemrës së vet  që njerëzit të cilët janë myslimanë të ardhur në këtë qyte, të gjejnë vendin e meritueshëm për ta adhuruar Allahut Madhëriplot. Ndërsa zemra e dytë e madhe është zemra e besimtarëve të cilët për ta ndërtuar këtë vepër madhështore janë angazhuar në mënyra të ndryshme, kanë kontribuar pa rezervë deri në realizimin e plotë të veprës në fjalë,” ka theksuar efendi Nesimi, i cili, në fund të fjalimit të vet, në emër të BFI dhe të Reisul Ulemasë falënderoi zyrtarët e pushteti lokal dhe atij qendror të Zvicrës si dhe të gjithë besimtarët që kanë kontribuar në ngritjen e këtij tempulli.

Dr. Selver Xhamili, në emër të Reisul Ulemasë së BFI-së, xhamisë së re i dhurroi “Kuranin e Artë”, ndërsa Myftiu i Shkupit pranoi dhuratën nga xhamia në fjalë për BFI në RM. Duanë e hapjes së xhamisë e bëri Muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu.

[maxgallery id=”8903″][:]

Comments are closed.