[:al]Në “El Furkan” të Mynihut u mbajt manifestim kushtuar Muhamedit a.s.[:]

[:al]Kohë më pare (23.04.2017) Qendra Islame Shqiptare El Furkan në qytetin Mynih të Gjermanisë organizoi manifestimin tradicional me rastin e javës së lindjes së Muhamedit a.s. nën moton “Mirë se erdhe o Resulall-llah”. Ky aktivitet fetar, falë angazhimit dhe kontributit të palodhshëm u organizua nga kryesia e xhamisë në krye me kryetarin e saj z. Afet Rushiti.  Në këtë erveniment mori pjesë delegacioni nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë në përbërje të muftiut të Muftinisë së Gostivarit hfz. Shaqir ef. Fetahu, prof. Sherif Dehari, dr. Selver Xhemaili drejtor ne sektorin për diasporë pranë BFIM, Latif Ameti imam i mëparshëm i kësaj qendre si dhe hfz. Aziz Alili.

Manifestimin filloi me një pjesë kuranore të kënduar nga hfz. Aziz Alili. Ndërsa në vazhdim ligjëruan mysafirët nga BFIM. Muftiu Shaqir ef. Fetahu ligjëratën e tij ia kushtoi personalitetit të Muhamedit a.s. duke veçuar disa momente të këndshme nga jeta e të Dërguarit të Allahut. Ai, i bëri një qasje edhe mrekullisë/muxhizes Isra dhe Mi’raxh duke nënvizuar rëndësinë e përkapjes së mesazheve të muxhizeve të Pejgamberit a.s..

Prof. Sherif Dehari në ligjërimin e vet bëri një ndërlidhje të bukur mes jetës Muhamedit a.s. dhe pejgamberëve të mëparshëm, duke përthithur mesazhin e urtësive nga jeta e të Dërguarëve të Zotit drejtuar njerëzisë. Ai nënvizoi që vlera e duave që kanë bërë tërë pejgamberët si dhe Pejgamberi i fundit Muhamedi a.s. është një vlerë e madhe për besimtarët që ndjekin rrugën e tij kudo që janë.

Ndërsa ligjëruesi i tretë në këtë manifestim ishte, dr. Selver Xhemaili i cili pasi që përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit të BFI-M, H. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalën e vet nënvizoi faktin që i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. është një shëmbëlltyrë për besimtarët mysliman, ndonëse ai u rritë jetim, megjithatë,  ai qëndron mbi baza të një morali të lartë ngase ka kaluar nën edukimin hyjnorë dhe ka pranuar zbulesën hyjnore/vahjin.  

Këtë manifestim e moderoi hoxha i nderuar Ujkan ef. Sejdini imam, kontribues dhe aktivist i përhershëm i kësaj qendre. Në fund të këtij evenimenti delegacioni  nga BFI-M dhe kryesia e Xhamisë El Furkan shkëmbyen “Mirënjohje” reciproke si shenjë e bashkëpunimit të mirëfilltë institucional.[:]

Comments are closed.