Ndihmohet Lagjeja e Trimave video

Sot më 15.06.2015 Muftininë e BFI-së në Kumanovës bëri ndarjen e mjeteve finansiare nga ndihmat vullnetare të ardhura në Muftininë e Kumanovës nga akcioni i zhvilluar në Kumanovë dhe më gjërë siç janë: Muftinia e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Ohrit, Strugës, Kërçovës, nga Bashkësia Islame e Preshevës, Bashkësia Islame e Bujanocit, Xhamia El Buhari-Wienë, Shtëpia kulturore shqiptaro daneze- Xhamia Kopenhagë,Qendra Islame El-Furkan –Minhen, Xhamia e Bremenit dhe nga Muftinia e Kumanovës gjithsej 65.600 euro. Ndarja e ndihmave iu bë 54 familjeve të lagjes së trimave në prezencën e Kryetarit të BFI-së në RM, Reisul Ulema haxhi Sulejman ef.Rexhepi, Muftiu i Muftinisë së Shkupit Rexhep ef. Isufi.
Të pranishmit i përshëndeti Muftiu i Muftinisë së Kumanovës Abedin ef.Imeri duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e ndihmave duke e lutur Allahun e Madhërishëm që kësi skenare të kobshëm kurrë mos të ndodhin në popullatën tonë. Në vazhdim fjalën e rastit e mori Kryetari i BFI-së Sulejman ef.Rexhepi i cili tha se këto skenare janë bërë nga njerëz të pa përgjegjshëm dhe kriminel duke lutur Allahun që kjo popullatë me gjithë tmerrin dhe shkatërrimin që përjetuan kanë mbetur edhe më të fortë dhe kurrë mos të përjetojnë skenare të tilla dhe në fund u bë ndarja e mjeteve finansiare familjeve të dëmtuara.

Comments are closed.