Të hënën e 18 shkurtit 2013, OH HILAL në bashkëpunim me Shoqatën “Ilmije”, shpërndanë mbi 300 ekzemplarë të Kuranit Famëlartë si dhe literaturë tjetër fetare. Në këtë aksion u përfshijnë ndjekësit e mësim-besimit në dhjetë mektebe në territorin e Muftinisë së Shkupit, Fakulteti i Shkencave Islame dhe Medreseja Isa Beu.
Me këtë rast, Kryetari i OH HILAL para mediumeve u shpreh: “Sot, realizuam një aksion të veçantë nga se shpërndamë Librin e Allahut xh.sh. dhe literaturë tjetër fetare që do të thotë dhamë një ndihmë që ka të bëjë me nevojën shpirtërore të njeriut. Po ashtu, shpërndamë edhe Broshurën mbi aktivitet e OH HILAL. Me këtë rast dëshiroj t`i falënderoj të gjithë ata që e ndihmuan këtë aksion e në veçanti Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-së, Afrim ef. Tairin për kreativitetin dhe kontributin e tij lidhur me realizimin e aksionit në fjalë.
Sipas Kryetarit të OH HILAL, ky aksion do të vazhdojë të realizohet edhe nëpër muftinitë tjera të BFI-së dhe në Dijasporë ku nëpër Qendrat Islame zhvillohet mësim-besimi. Në këtë aksion i pranishëm ishte edhe Kryetari i Shoqatës Ilmije, Rexhep ef. Ziberi i cili para mediumeve theksoi se Shoqata Ilmije do të jep kontributin e vet në drejtim të ndihmës me literaturë fetare për mektebet e xhamive në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë.
Comments are closed.