Ndihma për Tetovën nga OH “Hilal”

Ndihma për Tetovën nga OH “Hilal”

Në ditën e tetë të Ramazanit, më 1 maj, 2020, OH “Hilal”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndarë pako ushqimore dhe mjete higjienike për Tetovën me rrethinë. Aksioni është zhvilluar në kuadër të muajit të shenjtë islam dhe ka për qëllim zbutjen e pasojave nga pandemia Covid-19, si dhe për mbështetjen e qytetarëve të shtresave më të prekura sociale me artikuj të cilët atyre u mungojnë pothuajse për çdo ditë, pavarësisht sëmundjes në nivel planetar.

Kryetari i saj, mr. Mustafa ef. Dauti, ndihmat në Myftininë e Tetovës ia ka dorëzuar Myftiut prof. dr. Qani ef. Nesimi, i cili me bashkëpunëtorët e vet ato do t’i shpërndajë mbi bazë të planit të përgatitur prej më parë.

Myftiu Nesimi ka falënderuar Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin dhe Kryetarin e OH ‘Hilal’, Mustafa Dauti, për ndihmën e ofruar. Në gjendjen e jashtëzakonshme që po mbretëron në vend shkaku i pandemisë, ndihma e OH ‘Hilal’ është jashtëzakonisht e mirëseardhur për banorët nevojtarë të Tetovës, numri i të cilëve edhe nuk është i vogël, pavarësisht “famave” të ndryshme kinse në qytetin rrëzë Sharrit nuk ka fukarenj. Këta njerëz, pavarësisht përkatësive të tyre nacionale dhe fetare, ne gjithnjë i ndihmojmë mbi bazë të parimeve të shenjta islame kurdo që na jepet mundësia – ka theksuar ai.

OH “Hilal” aksione të këtilla të solidaritetit do të ketë gjatë gjithë muajit të Ramazanit, por edhe më tej.

Comments are closed.