Ndihma për të varfrit e Shkupit nga OH “Hilal”

Ndihma për të varfrit e Shkupit nga OH “Hilal”

Në vigjilje të festës së Fitër-Bajramit, Ditën e Arifes, më 23 maj, 2020, OH “Hilal” ka ndarë ndihma humanitare për të varfrit e Shkupit. Organizata humanitare, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndihmat me paketa ushqimore dhe higjienike ua ka dorëzuar drejtpërdrejt familjeve në nevojë, me qëllim që sadopak të zbusin varfërinë, përkatësisht që të kenë çka të shtrojnë në sofër për Bajram dhe festës islame t’i gëzohen si të gjithë të tjerët.

OH “Hilal” dhe kreu i saj, mr. Mustafa ef. Dauti, gjatë gjithë muajit të Ramazanit për çdo ditë kanë qenë në terren, në tërë Maqedoninë e Veriut, për të shpërndarë copën e bukës së solidaritetit për të gjithë njerëzit iftiaç, për të gjitha familjet me gjendje të rëndë socioekonomike, për ta çuar në vend amanetin e vet si organizatë humanitare dhe të Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetarit të BFI-së, i cili, siç thonë në “Hilal”, jetësisht është i interesuar që bereqeti i Allahut (xh. sh.) të shpërndahet gjithandej ku ka nevojë.
Siç bëhet e ditur, OH “Hilal” aktivitetin e vet humanitar do ta vazhdojë edhe pas Ramazanit, gjatë tërë vitit, në përputhje me planin dhe programin e punës që ajo ka në nivel vjetor.

Comments are closed.