Ndihma humanitare për “Uskanën”

Ndihma humanitare për “Uskanën”

OH “Hilal”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 20 maj, 2020, ka shpërndarë ndihma humanitare për qytetin e lashtë të Uskanës, Kërçovën.

Ndihma me artikuj ushqimorë dhe higjienikë është donacion nga firmat “Kozhuvçanka” (Kavadarc) dhe “Vitaminka” (Prilep).

Kryetari i “Hilalit”, mr. Mustafa ef. Dauti, ndihmat për varfanjakët, për individët dhe familjet në nevojë nga Kërçova ia ka bërë teslim Myftiut të Myftinisë së Kërçovës, h. Murat ef. Huseini, i cili pastaj, me ekipin e vet, ato do t’i dorëzojë sipas planit të përgatitur prej më parë.

Myftiu ka falënderuar kreun e BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepin, dhe të gjitha strukturat e saj udhëheqëse, OH “Hilal” dhe kryetarin e saj, për angazhimin fisnik në këto ditë përmbyllëse të Ramazanit, duke theksuar se në shpirtin mysliman dominon “një lugë më tepër” dhe kjo tani do të shkojë në shumë shtëpi të Kërçovës me rrethinë.

Ef. Dauti ka falënderuar në mënyrë të veçantë donatorët, duke thënë që OH “Hilal” do të vazhdojë me aktivitetin e saj të rregullt, të përpiluar enkas për muajin e shenjtë të sakrificës dhe të agjërimit, por edhe me punën e përditshme gjatë tërë vitit, duke qenë gjithnjë në shërbim të njerëzve në nevojë pa kurrfarë dallimi.

Comments are closed.