Ndahen diplomat për 145 maturantë të Medresesë Isa Beu
Me sukses të lartë u përmbyll viti shkollor 2021-22 në shkollën e Mesme Islame, Medreseja Isa Beu, i cili u kurërëzua të martën më 05.07.2022, me shpërndarjen e diplomave për 145 maturantët e diplomuar të kësaj vatre të diturisë.
Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV i shoqëruar nga drejtorët e sektorëve të Rijasetit të BFI, myftinjve të myftinjve të BFI, Drejtori i Medresesë Isa Beu Prof. Ibrahim ef. Idrizi, koordinatorët e paraleleve të shtrira të Medresesë Isa Beu , profesorë dhe profesoresha, prindër dhe shumë miq dhe dashamirë të kësaj vatre edukativo-arsimore.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Drejtori i Medresesë Isa Beu, prof. Ibrahim ef. Idrizi, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit në emër të kolektivit të Medresesë Isa Beu, foli për përgatitjen e nxënësve në këtë vatër të dijes.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në fjalën e tij të rastit, i uroi medresantët e diplomuar, ndërsa edukatorët, profesorët dhe profesoreshat e pranishëm i përgëzoi për për punën e tyre të palodhshme dhe për sakrificat e bëra që kjo vatër dhe këta nxënës kryelartë të përfundojnë vitin shkollor.,
Më pas, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, së bashku me Drejtorin e Medresesë Prof. Ibrahim ef. Idrizi, Myftiun e Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili dhe Myftiun e Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi i ndanë diplomat për 145 maturantët e Medreses Isa Beu.
Vlen të theksohet se këtë vit, në Medresenë Qendër, diplomoi gjenerata e 35, në Paralelen e vajzave Tetovë – gjenerata 15, në Paralelen e djemve në Shtip – gjenerata 14, në Paralelen e vajzave në Shkup – gjenerata 13, në Paralelen e vajzave Gostivar – gjenerata 11.
Prev Post
Comments are closed.