Nata e bekuar e Beratit

LOGO BFINata e pesëmbëdhjetë (nata që lidh ditën e 14 me ditën e 15) të muajit Shaban sipas kalendarit hënor, është Nata e bekuar gjegjësisht e madhe e Beratit. “Berat” do të thotë pafajësi, shpëtim prej një situate të keqe, marrje e pafajësisë.
Muhamedi (a.s.) thoshte: “Kalojeni natën e gjysmës së muajit Shaban me namaz, kurse ditën, me agjërim! Atë natë, pas perëndimit të diellit, Allahu i Lartë zbret në qiellin e tokës dhe na bën zë kështu: “A s’ka ndonjë që kërkon falje, ta fal; a s’ka ndonjë që kërkon pjesë, t’i jap; a s’ka ndonjë që kërkon shërim, ta shëroj?”, dhe vazhdon kështu deri në mëngjes”. Specifikë e kësaj nate sipas ulemave të botës Islame është ndërrimi i kibles nga Mesxhidi Aksa drejt Qabes, ka ndodhur vitin e dytë të hixhretit, pikërisht në këtë natë të bekuar. Njëherit ëdhtë natë që përkufizohet me shumë dhunti, begati dhe mirësi të jashtëzakonshme! Shfrytëzoj rastin të përgëzoj të gjithë besimtarët e vendit tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame për këtë natë të bekuar.

Për hajr nata e bekuar e Beratit!

Reis-ul-Ulema i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.