[:al]“Ha-mim . Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar “ (Ed- Duhanë , 1-3)
Kjo është natë e bekuar dhe e madhe ngase, sipas disa komentatorëve të Kur’anit, në këtë natë Kur’ani fisnik ka zbritur në formë të plotë nga qielli i shtatë në të parin, pra në qiellin e dynjasë, kurse në natën e Kadrit ka filluar t’i shpallet Pejgamberit a.s. në mënyrë graduale brenda 23 viteve. Por, gjithashtu është nata kur me dijen dhe gjykimin e All-llahut xh.sh. përcaktohen të gjitha çështjet për tërë vitin e ardhshëm.
Kjo është nata kur pranohen lutjet dhe pendimet, dhe kur shpërblimet janë të mëdha e të shumta.
Muhamedi s.a.v.s lidhur me madhështinë e kësaj nate ka thënë: “Kur të vijë nata e 15 e muajit Shaban, kaloni me ibadet dhe itaat Zotit, kurse ditën e 15 kaloni me agjërim! Sepse atë natë Zoti me mëshirën e Tij i shfaqet qiellit të dynjasë dhe thotë: ‘A ka kush pendohet sonte dhe Unë ta fali?, A ka kush kërkon rizk (furnizim e fat) sonte dhe Unë t’i jap?, A ka kush që është i sëmurë dhe kërkon prej Meje shërim e Unë t’i jap shëndet?, A ka kush kërkon diçka tjetër sonte e Unë t’i jap?’ Kështu vazhdon deri në agimin e ditës së nesërme”, ( Trans. Ibni Maxhe).
BFI i përgëzon të gjithëve besimtarët në vend dhe diasporë për këtë natë të bekuar dhe duke e lutur të Gjithdijshmin, Allahun xh.sh që të gjitha lutjet dhe veprat e hajrit që i bëni për kënaqësi të Tij, tu pranohen.
Për hajr Nata e bekuar e Beratit!
Reis ul-Ulema i BFI-së
Sulejman ef. Rexhepi[:]
Comments are closed.