N J O F T I M – mbi tubimin e kurbanave

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në RMV Ju njofton se me rastin e ardhjes së Kurban Bajramit, i cili sipas Takvimit është më 20. 07. 2021, organizon tubimin e kurbanave të gjallë, respektivisht bëhet tubimi i mjeteve në nivel të çmimit të kurbanit, ku pastaj blehen dhe theren kurbanat. Ndërkaq mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin-kuzhinën e Medresesë “Isa Beu” në Shkup. Sasia e cila tepron nga nevojat e Internatit-kuzhinës të Medresesë do t`u shpërndahet familjeve në nevojë. Duke u bazuar në çmimet e tregut në vend, çmimi për një kurban është 120,- euro, (ose në kundërvlerë të 120,- euro) ndërkaq, pagesa mund të bëhet deri në ditën e Arifes, respektivisht deri më 19 Korrik 2021. Në fund, lusim Allahun xh. sh. që t`ua pranojë kurbanat dhe t`u shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme. Vesselamu alejkum… Reisul-Ulema i BFI-së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.