N J O F T I M
Festa e Fitër Bajramit kremtohet të Diellën më 19.08.2012
Me rastin e festës madhështore të Fitër Bajramit, Bashkësia Fetare Islame i njofton të gjithë besimtarët mysliman se kjo festë është më 19.08.2012 ( e diellë).
Në po të njejtën ditë Fitër Bajramin e kremton edhe mbarë bota islame, andaj nuk ka hapsirë këtu për ndonjë keqkuptim dhe panik. Ne e kremtojmë këtë ditë feste po atë ditë kur e kremton edhe e mbarë shoqëria islame. BFI apelon mbarë besimtarët të mos bien pre e farësosurve dhe dashakeqëve të cilët mundohen të fusin huti mes tyre lidhur me festën e Bajramit!
Me fat festa e Fitër Bajramit!
Sektori për mardhënie me publikun në BFI-së.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.