N J O F T I M

Të nderuar punëtorë shkencorë të Institucioneve Kërkimore-Shkencore në Republikën e Maqedonisë, Shqipëri dhe Kosovë!
BFI e RM organizon simpozium shkencor kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar në temë “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”, i cili mëton të jetë një ngjarje e përmasave mbarëkombëtare shkencore në të cilën studijuesit do t’i paraqisnin të dhënat e tyre shkencore.
Duke dashur që për nderë të këtij viti jubilar në simpozium t’i përfshijmë shkencëtarët nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga diaspora, përgatitjet për simpozium kanë filluar që në muajin maj. Në këtë kuadër, përes këtij njoftimi, dëshirojmë që t’ju informojmë me kohë me qëllim që në ditën kur do të mbahet simpoziumi (17 nëntor 2012) të jeni sa më të përgatitur.
Shpresojmë që me ndihmën dhe kontributin tuaj do të arrijmë që këtë simpozium kombëtar të shkencës ta shndërrojmë në ngjarjen më të rëndësishme shkencore të vendit si dhe njërën nga ngjarjet e rëndësishme shkencore të rajonit.
Ju njoftojmë se dorëzimi i abstrakteve bëhet deri më 30 korrik 2012 në këtë e-mail: simpozium@bim.org.mk
Shpjegim : Abstraktet duhet të përmbajnë më së shumti 150 fjalë, të kenë emrin, mbiemrin e autorit dhe emrin e institucionit ku punon autori.
Ju dëshirojmë punë të suksesshme shkencore dhe shëndet!
Mirë u pafshim në simpoziumin shkencor kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë në temë “Kontributi i ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare”.
Përfaqësus i BFI-së të RM në Këshillin Organizativ për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë!
Afrim Tahiri

Comments are closed.