N J O F T I M

BFI ashtu si çdo herë edhe kësaj rradhe iu përgjigj ftesës për debat konstruktiv me mediumin, Alsat-M. Në emër të BFI-së të Maqedonisë të enjten në debat ishin të autorizuar nga Reis Ul Ulema që të marrin pjesë;
– Haxhi  Afrim Tahiri – sekretar gjeneral i BFI-së
– Driton Dikena –  drejtor i Sektorit të vakëfit në BFI.
BFI-ja e Maqedonisë, kërkoi që debati të zhvillohet mes përfaqësuesve të BFI-së dhe ekipit të gazetarëve të televizionit Alsat-M, e jo me persona tjerë. Ngase të gjitha pikat që duhet debatuar kanë të bëjnë me Alsat-M. Pjesëmarrja e të tjerëve do të pamundësoj zhvillimin e debatit me qëllim të daljes së të vërtetës në shesh.
Pjesmarrja e përfaqësuesve qofshin ato të partive politike, shoqatave joqeveritare, ekspertëve  ose “ avokatëve të tjerë”, dëshmon dhe konsiderohet si tentim i Tv Alsat-M për t’i ikë një debati  konstruktiv ku do të shtjellohet raporti BFI-Alsat-M, por  edhe të gjitha situatat e tjera që i ka ngrit Alsat-M dhe që kanë lidhje me BFI-në.
Ne vazhdojm të kërkojm që të jemi pjesëmarrës në debat vetëm si BFI dhe Alsat-M, dhe presim t’na përgjigjen deri në momentin e fundit.
Sektori për Mardhënie me Publikun pranë BFI-së

Comments are closed.