N J O F T I M
BFI ashtu si çdo herë edhe kësaj rradhe i përgjigjet ftesës për debat konstruktiv në çdo medium përfshirë edhe mediumin tuaj Alsat-M.
Në emër të BFI-së të Maqedonisë të enjten në debat do të marrin pjesë;
– Haxhi Afrim Tahiri – sekretar gjeneral i BFI-së
– Driton Dikena – drejtor i Sektorit të vakëfit në BFI.
BFI-ja e Maqedonisë, kërkon që debati të zhvillohet mes përfaqësuesve të BFI-së dhe ekipit të gazetarëve të televizionit Alsat-M.
Pjesmarrja e përfaqësuesve tjerë kësaj rradhe, qofshin ato të partive politike, shoqatave joqeveritare, ekspertëve ose “ avokatëve të tjerë” do të konsiderohet si tentim i Tv Alsat-M për t’i ikë një debati konstruktiv ku do të shtjellohet raporti BFI-Alsat-M, por edhe të gjitha situatave të tjera që i ka ngrit Alsat-M dhe që kanë lidhje me BFI-në, por edhe me zhvilllimin e jetës fetare islame në Republikën e Maqedonisë.
Sa i takon asaj, pjesmarrjes së kryetarit të BFI-së , Reis Ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi në debat, i njëjti është i gatëshëm të marrë pjesë në të ardhmen në çdo debat të përbashkët me kryetar të partive politike, kryetar shtetesh dhe të tjerë të të njejtit nivel, ku do të debatohet po ashtu në lidhje me çështjen islame dhe raportet fetare në vendin tonë.
Sektori për Mardhënie me Publikun pranë BFI-së
Prev Post
Next Post
Comments are closed.