N J O F T I M
Bashkësia Fetare Islame e RM njofton besimtarët mysliman dhe opinionin e gjerë se manifestimi qendrore kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet nesër më 6 nëntor 2011, në xhaminë “Sulltan Murat” në kryeqendër, Shkup.
Programi i festës së Kurban Bajramit fillon në ora 5:30 me këndimin e mukabeles, pason falja e namazit të sabahut, pas të cilit do të fillon programi festiv me ilahi nga një pjese e korrit të BFI-së i përbërë nga nxënësit e Medresesë Isa Beu të udhëhequr nga Dr. Abas Jahja.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:56, të cilit do t’i prijë, Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Reis ul Ulema përcolli mesazh urimi deri tek të gjithë besimtarët musliman në vend, rajon dhe diasporë.
Me fat festa e Kurban-Bajramit!
Prev Post
Next Post
Comments are closed.