N J O F T I M

Logo-Hallall1-300x260

N J O F T I M

Agjencioni për Hallall Standardin në Maqedoni i njofton mbarë kompanitë e vendit se Ministria e Ekonomisë ndanë subvencione për marrjen e sertifikatit të Hallall Standardit për vitin 2016. Të gjithë kompanitë e interesuara mund që më hollësisht të njoftohen mbi aplikimet dhe parashtrimit të kërkesave të kyçen në linkun e poshtëshënuar dhe nga aty mund të marrin të dhëna nga më të ndryshmet për subvencionet lidhur me implementimin e Hallall Standardit.

http://www.economy.gov.mk/doc/1032

Agjencioni për Hallall Standardin pranë BFI-së i njofton të gjithë Kompanitë që janë të interesuara për të marrë Çertifikatë për Hallall Standardin të paraqiten në zyret e Agjencionit që gjendet në selinë e BFI-së.

Ndihmën do ta ofrojmë në shumë segmente lidhur me kushtet që duhet të plotësohen për të marrë çertifikat, dobitë që kanë Kompanitë me implementimin e këtij standardi, procesi që zgjatë deri sa të realizohet komplet standardi, kushtet që duhet plotësuar për marrjen e subvencioneve që i ndanë Ministria e Ekonomisë për vitin 2016, etj.!

Përkujtojmë edhe një here se dorëzimi i aplikimeve për të marrë subvencione nga Ministria e Ekonomisë për vendosjen e Hallall Standardin zgjatë deri 31 maj 2016.

Comments are closed.