N J O F T I M

Bashkësia Fetare Islame e R.M, i informon familjarët që kanë përcjellur të afërmit e tyre për në haxh, besimtarët si dhe gjithë opinionin e gjërë se të gjithë haxhinjtë nga Maqedonia që kanë udhëtuar këtë vit për në vendet e shenjta tani për momentin janë duke qëndruar në kodrën e Arafatit duke kryer njërin nga farzet e Haxhit.

Gjithashtu na është bërë e ditur se hoxhallarët (teologët ) që janë udhëheqës të haxhinjëve janë në kujdesje maksimale me këshilla dhe ligjerata lidhur me vlerën, filozofinë dhe urtësitë që burojnë nga qëndrimi në Arafat.

Njëherit duam të njoftojm bashkëfamiljarët e haxhinjëve se të gjithë të afërmit e tyre janë mirë me shëndet dhe gjithçka nga ajo që duhet të realizohet dhe aplikohet nga haxhinjët është duke rrjedhur mirë, pa probleme dhe me sukses. Me përfundimin e këtij adhurimi (të qëndruarit në kodrën e Arafat) udhëtimi i tyre do të vazhdojë për në Muzdelife dhe Mina.

Foto nga nisja për Arafat:

foto1

Foto në Arafat

foto21

Shërbimi për Informim pranë BFI-së

Comments are closed.