N J O F T I M

Bashkësia Fetare Islame shpreh indinjat të thellë dhe i gjykon të gjitha ngjarjet të cilat kanë për qëllim të sfidojnë nëpunësit fetar Islam në vend gjatë kryerjes së detyrave dhe obligimeve fetare në vende publike siç janë xhamit të cilat ngjarje shkaktojë dhunë dhe urrejtje në mes të qytetarëve në bazë të përkatësisë fetare.

Me këtë rast u bëjmë me dije se Imami, Irfan Asanov si nëpunës fetar në marrdhënie të rregullt pune në fshatin Dobroshinci, Komuna Vasilevo më datë 21.07. 2013 ka qenë i sulmuar fizikisht nga një grup fshatarësh. Rasti në fjalë ka qenë i paraqitur tek organet e rendit, megjithatë nuk është marrur ndonjë masë deri më tani. Me kalimin e kohës presionet dhe ngacmimet kanë vazhduar edhe më tej në adres të Imamit, Irfan Asanov, i cili më datë 15.09.2013 duke shkuar në xhami është sulmuar nga Bobi Veliçkov, i cili njëherit është nëpunës në Komunën Vasilevo. Edhe ky rast ka qenë i paraqitur deri në polici, po për fat të keq akoma nuk është ndërmarrë ndonjë masë që të nxirren para organeve të drejtësisë Veliçkov dhe personat të tjera që permanentisht e kanë sulmuar dhe e sulmojnë imamin e fshatit që thërret ezanin dhe hapë derën e xhamisë. BFI bënë me dije të gjitha institucioneve të vendit se në rast se nuk nxirren para organeve kompetente dhe të dënohen personat që i ka tani më të njohur MPB, atëherë Ne do të jemi të detyruar që të bëjmë internacionalizim të këtij problemi dhe do të ngrejmë padi deri tek institucionet ndërkombëtare për perosnat që kanë sulmuar Imamin fizikisht.

Shërbimi për Informim pranë BFI-së

1 (1)

Comments are closed.