Myftiu i Manastirit vizitoi Reisul Ulemanë

Të martën më 18.01.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e priti në një vizitë Myftiun e Manastirit H. Hamit ef. Rasimin në Kabinetine tij në Rijasetin e BFI.
Në këtë takim pune me Muftiun e Manastirit H. Hamit Rasimin u bisedua në lidhje me konsultimin për punët e Muftinisë, në veçanti për realizimin e projekteve që janë në vazhdim e sipër, si dhe për projektin e ri të renovimit të Xhamisë “Koxha Xhami”, e periudhës osmane si dhe idetë tjera që kanë të bëjnë me ardhmërinë e muslimanëve në përgjithësi.
Muftinia e Manastirit është mjaft mirë e organizuar dhe ka strategji për një rrugëtim bashkëkohor të prezantimit të Islamit. Reisul Ulemaja dhe Rijaseti i BFI u jep përkrahje maksimale në këtë sferë dhe sa herë që e do nevoja. Muftiun e Manastirit e shoqëronin stafi i tij, Z. Orhan ef. Demiri, Z. Ilmi ef. Osmani dhe Z Vebi ef. Klenja.