Myftinia e Shkupit shtroi iftar për nxënësit dhe studentët e dy vatrave arsimore

Myftinia e Shkupit shtroi iftar për nxënësit dhe studentët e dy vatrave arsimore
Më 11.05.2019 (e shtunë) në lokalin e restorant Korabi – Saraj u realizua iftari i paraparë nga Myftinia e Shkupit për nxënësit dhe studentët e qytetit të Shkupit që vijojnë mësimet dhe studimet e tyre në Medresenë Isa Beu – Qendër dhe në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, po edhe studentë që mësimet e tyre kanë vazhduar në Turqi dhe në Arabinë Saudite.

Këtë iftar me prezencë e nderoi edhe kreu më i lartë i BFI – së Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetari i Kuvendit të BFI – së Fadil ef. Ramadani drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim ef. Idrizi, dekani i FSHI – së Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani, profesorë nga Medreseja dhe FSHI, afaristë nga qyteti i Shkupit dhe nga jashtë si dhe disa hoxhallarë.

Të pranishmit me fjalë përshëndetëse i përshëndeti Myftiu i Myftinisë së BFI së RMV – Shkup Mr. Qenan ef. Ismaili, i cili shprehu mirënjohje dhe kënaqësi të veçantë që kësaj ftese iu përgjigjën shumica e nxënësve dhe studentëve, me ç’rast ky iftar nënkupton se të gjithë ata ta ndjejnë veten pjesë e pandashme e aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit.

Po ashtu të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i BFI – së Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili i porositi nxënësit dhe studentët që të jenë të dobishëm gjatë jetës së tyre në shërbimin e jetës fetare.

Këtij iftari iu bashkangjitën edhe nxënësit e Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail ef. Alievski”, me në krye përgjegjësin e këtij institute, Hfz. Xhemail ef. Nuhiu.

Falënderojmë donatorin, i cili jo vetëm në këtë muaj i nderoi nxënësit dhe studentët me këtë iftar, por i cili edhe jashtë këtij muaji është në shërbimin e këtyre dy vatrave të dijes.

Comments are closed.