Myftinia e Prilepit, mbështetje Reisul Ulemasë

Myftinia e Prilepit, mbështetje Reisul Ulemasë

Të hënën më 15.06.2020 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti delegacion nga Muftinia e Prilepit. Në këtë takimin, me Muftininë e Prilepit të udhëhequr nga Koordinatori i kësaj Muftinie H. Shefket ef. Imeroski, u diskutua rreth sfidave të cilat e presin BFI-në pas ndryshimeve të rreja. Koordinatori ef. Imeroski i cili ishte në shoqërinë e operativës së kësaj Muftinie, i dëshiroi shëndet dhe sukses në punë Reisul Ulemasë, duke i ofruar mbështetje të pa rezervë në ndryshimet e reja që Institucioni Fetar BFI, i ka ndërmarrë përsipër.
Nga ana tjetër, Reisul Ulema H. Shaqir ef. Fetai falënderoi mysafirët për urimet e sinqerta dhe dëshirat e çiltërta, si dhe për mbështetjen që ia japin Bashkësisë Fetare Islame në përgjithësi dhe Reisul Ulemasë në veçanti.

 

 

Comments are closed.