Myftinia e Gostivarit, iftar tradicional me Rijasetin
Një delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i udhëhequr nga Kryetari i BFI së RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi, myftilerët e Myftinive të BFI, profesor të SHMI Medreseja Isa Beu, Fakulteti i Shkencave Islame, Kryetari i Kuvendit të RMV z. Talat Xhaferi, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të institucioneve politike, administrative dhe shoqërore, si dhe shumë mysafirë të tjerë, më 22 maj, 2019, qëndroi në vizitë zyrtare në Myftininë e BFI në Gostivar.
Kjo vizitë u bë në kuadër të Komisionit të Rijasetit, i cili gjatë muajit Ramazan viziton çdo myftini në RMV.
Para iftarit tradicional u mbajt Akademia Shkencore në SHMI Medreseja Isa Beu – Paralelja e Vajzave në Gostivar, me tematikë për Bedrin, nga dy profesorët e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup: Doc. dr. Shenazi ef. Memedi dhe Doc. dr. Naser Ramadani. Në kuadër të kësaj akademie u lexua Kuran nga Mr. Eljesa ef. Asani, si dhe u kënduan ilahije nga nxënëset e Medresesë së Gostivarit.
Fjalë rasti mbajti Reis’ul-Ulema i BFI e RMV, Sulejman ef. Rexhepi, kurse myftiu hfz. Shaqir ef. Fetahu u shprehu mirëseardhje të gjithëve.
Iftari ftari i shtruar në Gostivar ka bërë bashkë imamët, mutevelitë, këshillat e xhamive, si dhe subjektet e ndryshme në vend nga pushteti qendror dhe lokal, donatorë të vendit dhe shumë mysafirë të tjerë në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Gostivari si çdoherë ishte në nivelin e tij organizativ dhe mikëpritës, ku drejpërdrejt këtë gjë e shprehu vetë Reis’ul-Ulema i BFI së RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi. Edhe myftiu hfz. Shaqir ef. Fetahu shprehu kënaqësinë e tij të posaçme për, siç tha, nderimin që i bëjnë Gostivarit me prezencën e tyre, në veçanti Myftinisë dhe të gjithë besimtarëve të këtij vendi.
Comments are closed.