Muslimanët gjithandej po kremtojnë Kurban Bajramin

122 Më 15 tetor 2013, me kënaqësi të veçantë që të agon dita e parë e Kurban Bajramit, besimtarët muslimane në Maqedonisë me padurim prisnin të festojnë festën e madhe të Kurban Bajramit. Turmat e myslimanëve për në xhamia dhe dëshira për pjesëmarrje në xhaminë ku BFI realizonte manifestim qëndror në Xhaminë Mustafa Pasha bënte që ndjenjat të jenë shumë më ndryshe nga ditët tjera. Andaj, falja e namazit të Bajramit u bë nga qindra besimtarë mysliman.

I pranishëm në këtë solemnitet ishte Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, myfti të Myftinive të BFI, Dekani i FSHI dhe Drejtor i Medresesë Isa Beu, zv/drejtor i Komisionit për Çështje fetare në RM, atesheu për Çështje Fetare në ambasadës Turke në Shkup, si dhe shumë xhematë të cilët e kishin vërshuar edhe oborrin e madh të kësaj xhamie.

Pas faljes së namazit të Sabahut të cilin e realizoi Mustafa Dauti, njëherit kryetar i OH HILAL, ndërsa në vazhdim udhëheqësi i programit Abaz Islami bëri hyrjen e manifestimit duke iu dëshiruar mirëseardhje të gjithëve në xhami si dhe ndjekje të këndshme mbarë qytetarëve dhe telespektatorëve që ishin pranë ekraneve Televizive, i cili manifestim u emitua drejtpërdrejtë në Kanalin e Dytë në gjuhën shqipe të Televizionit të Maqedonisë- Shkup.

Pas prezantimit të programit në fjalë, u kënduan disa ilahi të realizuar nga kori i BFI të udhëhequr nga teologu Senad Ramadani. Këtë manifestim e bëri edhe më madhështor fjala e rastit e Reis ul Ulemasë, kreut të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi , ku ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e kësaj feste dhe rëndësinë e sakrificës apo kurbanit .

 

”Uroj që këto ditë festive të Kurban Bajramit të shprehim dashuri dhe afërsi ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë dallimet ndërshoqërore dhe ndërkulturore. Gjatë këtyre ditëve të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit ndaj gjithë atyre që kanë nevojë për ne. Në emër të Bashkësisë Fetare Islame, në emër të të gjitha institucioneve të saja dhe në emrin tim personal juve vëllezër dhe motra besimtarë ua urojë festen e Kurban Bajramit, duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të pranon sakrificën dhe adhurimin tonë të cilën e bëjmë për hirë të Tij, me dëshirën që në trojet tona të mbretërojë paqja, dashuria dhe afërsia ndërvëllazërore, si dhe të pranojë haxhin e atyre që për momentin janë në vendet e bekuara!”- shtoi mes tjerash ef. REXHEPI

 

 

Faljen e namazit të Bajramit e bëri Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Alifikri ef. Esati, hutbeja e namazit u realizua nga Jasir Osmani, student i FSHI, ndërsa duaja u realizua nga atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë z. Sejfetin Ersoj.

Më pas, H. Sulejman ef. Rexhepi, përmes një deklarate dhënë për mediat pas përfundimit të manifestimit duke uruar edhe njëherë besimtarët dhe duke iu dëshiruar harmoni dhe çaste të këndshme në çdo sofer të myslimanit.

 

Poashtu, gjatë ditës së parë të Bajramit, në zyrat e Rijasetit kanë arritur mesazhe të shumta dhe urime nga diaspora dhe nga vendi, ndër të cilat nga Kryetari i Shtetit, Kryeministri, Kryeparlamentari, kryetarë të partive politike, nga shumë ministri të ndryshme dhe përfaqësi të ndryshme diplomatike që veprojnë në vendin tonë.

 

Ndër mysafirët që vizituan këtë institucion ishin: Drejtoresha dhe zv/drejtori i Komisionit për Çështje fetare në RM, delegacioni i përbërë nga zv. Kryeministri z. Musa Xhaferi i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Besimi, Kryetari i Komunës së Çairit dhë njëherit Nënkryetar i BDI-së z. Izet Mexhiti dhe Zëdhënësi i Qeverisë së RM, z. Muhamed Hoxha, si dhe ambasadori i shtetit Shqiptar në Shkup, z. Arben Çejku!

22 33 44 55 66 77 88 99 1010 1111

Comments are closed.