Muftinia e Shtipit përkrahje Reisit

Muftinia e Shtipit përkrahje Reisit

Në vazhdën e mbështetjeve dhe përkrahjeve ndaj u.d. Reisul Ulemasë H. Hfz Shaqir ef. Fetai si dhe ndryshimeve të reja në Bashkësinë Fetare Islame vijnë edhe nga Myftinia e Shtipit. Të mëkurën, me datë 17.06.2020, një delegacion i Muftinisë së BFI Shtip, i udhëhequr nga Muftiu Mr. Nasir ef. Rexhepi dhe në shoqërinë e Muftiut të mëparshëm të kësaj muftinie, H. Isa ef. Ismaili u.d. Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe e uruan për postin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe sukses në udhëheqjen e Institucionit më të vjetër ë vend. Delegacioni nga Shtipi i ofroi mbështetje të parezervë Kryetarit të BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në procesin e ndryshimeve të reja dhe frrymës së re.
Për këtë vizitë, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Muftiun e Muftinisë së Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi dhe e siguroi atë, bashkë me stafin e tij, se BFI do të dijë tu bëjë ballë sfidave të kohës, duke ndjekur me përpikëri mësimet e Kuranit Fisnik dhe porositë e Pejgamberit Muhamedit a.s.

 

Comments are closed.