Muftinia e Manastirit përkrah ndryshimet e reja
Mbështetje dhe përkrahje ndaj u.d. Reisul Ulemasë H. Hfz Shaqir ef. Fetai dhe ndryshimeve të reja në BFI vijnë edhe nga Qyteti i Alfabetit-Manastiri, ku të hënën më 15.06.2020, një delegacion i Muftinisë së BFI Manastir, i udhëhequr nga Koordinatori i kësaj Muftinie, H. Hamit ef. Rasimi bashkë me operativën, vizituan selinë e Rijasetit të BFI, gjegjësisht Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe e uruan për postin e ri. Delegacioni nga Manastiri, i shprehu mbështetje të parezervë Kryetarit të BFI në procesin e ndryshimeve të reja dhe i dëshiroi shëndet dhe sukses në udhëheqjen e Institucionit Islam në të ardhmen.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Koordinatorin e Muftinisë së Manastirit H. Hamit ef. Rasimin dhe e siguroi se BFI do tu bëjë ballë sfidave të kohës dhe se gjithmonë do të jetë në shërbim të besimtarëve, pa pardon, duke ndjekur me përpikëri mësimet e Kuranit Famëlartë dhe porositë e Pejgamberit Muhamedit a.s.. Në frymën e re, do të vazhdojmë ta ngremë institucionin tonë, sepse mirë menaxhimin e Institucionit më të vjetër në vend, e kemi amanet nga stërgjyshërit tanë që na e kanë përçuar fjalën më të dashur të Allahut Fuqiplotë: “La ilahe il-lAllah” ku dituria, bindja, sinqeriteti dhe besnikëria jonë e shoqëruar me dashurinë, do të jenë nxitësit më të mëdhenj.
Comments are closed.