MR. SALIM SULEJMANI NË PANELIN FETARO SHKENCOR NĒ ZAGREB
Me ftesë të Misionit Katolik Shqiptar në Kroaci, Myftiu i Myftinisë së Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani, të shtunën më 12.11.2022, mori pjesë në seminarin me temë “Bashkëjetesa ndërfetare si shembull për Evropën”, ku panelistë ishin edhe Dom Lush Gjergji, Paskal Milo, Dr. Skender Asani dhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci.
Në fjalimin e tij, Myftiu Mr. Salim ef. Sulejmani së pari përcolli selamet e përzemërta të Reis Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për organizatorët dhe pjesëmarrësit, pastaj me një temë modeste përcolli mesazhet e paqes dhe dashurisë që burojnë nga Kurani dhe tradita profetike si dhe historia jonë e cila është shembulli më i mirë në botë sa i përket bashkëjetesës ndërfetare.
Me këtë rast i falënderojmë deputeten Ermira Përlaskaj, Ambasadorin M. Berishaj dhe Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb Dr. Milaim Fetai si dhe imamin dhe drejtorin e gjimnazit islam në Zagreb, Mevludi Arsllani për mikëpritjen dhe respektin e treguar.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.