[:al]Mr. Nasir ef. Rexhepi emërohet kordinator i Myftinisë së Shtipit[:]

[:al]Në mbledhjen e rregullt të Rijasetit të BFI, mbajtur më datë 26. 12. 2017, Rijaseti i BFI emëroi për kordinator të Myftinisë së Shtipit mr. Nasir ef. Rexhepi.
Nasir ef. Rexhepi i lindur më 08.11.1974 në Prelubishtë të Tetovës shkollën fillore e kreu në “ Dame Gruev”, shkollen e mesme në SHMI Medresja Isa Beu-Shkup, Fakultetin teologjik në Univerzitetin Selxhuk, në Konja të Turqisë, kurse studimet pasdiplomike në Institutin për Studime Sociale në Univerzitetin Selxhuk, në drejtimin Historia e Religjioneve. Efendi Rexhepi vazhdon me studimet e doktoraturës në Institutin për Studime Sociale në univerzitetin Uludağ, në Bursa të Turqisë, në drejtimin Sociologjia e Religjioneve. Prej vitit 2006 është kordinator dhe profesor në ShMI Medreseja Isa Beu, paralelja në Shtip.
Ka përkthyer titujt, Muhamed Mustafa Personalitet i pashoq, i autorit Osman Nuri Topbash, si dhe Vëllimin 6 të Kompletit “Islami nëpërmjet Haditheve”.
[:]

Comments are closed.