Mr. Mustafa ef. Dauti në Konferencën RAN-HLC në Bruksel

Mr. Mustafa ef. Dauti në Konferencën RAN-HLC në Bruksel

Nga data 5 nëntor, 2019, në Bruksel po i zhvillon punimet Konferenca e 5-të e Rrjetit për Ndërgjegjësim rreth Radikalizmit (RAN-HLC), në të cilën si i deleguar i Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Resi’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, merr pjesë mr. Mustafa ef. Dauti, Kryetar i OH “Hilal”, që është pjesë përbërëse e BFI-së.
Konferenca e nivelit të lartë në Bruksel ka bërë bashkë të gjitha strukturat e Komisionit Evropian, vendet anëtare dhe vendet aspirante, për të diskutuar rreth ndërgjegjësimit për pasojat e radikalizmit (dhe të radikalizimit!), për të përmirësuar efektivitetin e përgjigjeve tona, në varësi të statuseve në shoqëri, për t’i dalë zot luftës kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
BFI e RMV me vite është kyçur në RAN, ka dhënë dhe po jep kontribut të jashtëzakonshëm në luftimin e elementëve radikalë në shoqëri, të mbështjellë me petkun fetar dhe etnik. Këtë detyrë po e kryen me sukses në bashkëpunim me këtë rrjet dhe me përfaqësuesit evropianë në Shkup. Në këtë drejtim, kontributi direkt i Kryetarit të BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepi, gjithnjë është çmuar lart dhe është vlerësuar si i patjetërsueshëm. Ajo që i hedh hije gjithë kësaj janë inkursionet e njëpasnjëshme ndaj institucionit të lartë islam, BFI të RMV, mosveprimi në kohë dhe me efektivitetin e duhur i shtetit juridik, pastaj i organeve të gjyqësisë etj., të cilat nuk e lënë rehat Bashkësinë Fetare Islame ta bëjë punën e vet, por dhe të kontribuojë si dhe sa duhet në RAN e kështu me radhë.

Comments are closed.