MR MEVLUDIN ARSLLANI NJË PERSONALITET I PALODHSHËM NË BI E KROACISË

Gjatë vizitës zyrtare Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kroacisë në realizimin e vizitës të delegacionit të BFI me përkushtimin më të madh u vendos në shërbim Zv. Muftiu i Meshihatit, njiherit edhe Drejtor i Gjimnazit islam në Zagreb Mr. Mevludin Arsllani nga Struga e RMV, ish nxënës i Medresesë Isa Beu në Shkup.
I palodhshëm, i urtë, i matur, i ngritur me vetëdije të lartë e shoqëroi në çdo vend dhe në çdo moment delegacionin e BFI të udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: H. Abedin ef. Imeri – Myfti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës, H. Sabuhudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Mr. Mustafa ef. Dauti – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë dhe H. Idriz ef. Idrizi – Referent më Myftininë e Tetovës.
Ndihma e tij e palodhshme, bëri që delegacioni i BFI të ndjehet i mirëpritur si në shtëpinë e vetë, tëk të cilët krijoi bindjen e rehatisë dhe komoditetin që mundësoi të kthehen me përjetime të paharuara.
Delegacioni i BFI i uruan shëndet dhe suksese të reja duke e dekoruar me emblemën e BFI të RMV në shenjë falënderimi për gjithë ndihmën dhe përkushtimin.

Comments are closed.