Mishi i kurbaneve të BFI i sigurt për konsum
Mishi i kurbaneve të Bashkësisë Fetare Islame është i shëndetshëm dhe lejohet transporti, shpërndarja dhe konsumi i tij.
Amanetin të cilin e ka marrë përsipër Bashkësia Fetare Islame nga besimtarët që e kanë dhuruar kurbanin e tyre për institucionet edukativo arsimore – Medresenë Isa Beu, therjen e kurbaneve e ka kryer me sukses, nën masa të kontrollit të lartë nga Komisioni Qendror i Kurbanave dhe nga Agjencia për ushqim dhe veterinari. Këtë vit për herë të parë, Komisioni Qendror i Kurbanave ka pranuar edhe një kërkesë që një grup profesorësh universitar nga Fakulteti i Veterinarisë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, të bëjnë kërkime shkencore mbi sigurinë e mishit tw kafshëve të therura. Ekipi i profesorëve i udhëhequr nga Prof. Dr. Jovana Stefanovska, ditën e martë dhe të mërkurë, kanë marrë mostra nga gjitha pjesët e trupit të kafshëve, më [rast 10 përqind e dhenve dhe 5 përqind e lopëve janë kontrolluar me qëllim që të bëhet kontrolli laboratorik. Pas marrjes së rezultateve, mishi i kurbaneve ka rezultuar i sigurt për konsum.
Siç njofton Drejtori i Agjencisë për Hallall Standard H. Muhamer ef. Veseli nga Komisioni Qendror i Kurbanave tw BFI: “Mishi i kurbaneve të Bashkësisë Fetare Islame i ka kaluar të gjitha kontrollet nga Agjencia për ushqim dhe veterinari. Këtë vit për herë të parë kemi pranuar edhe kërkesën e Fakultetit të Veterinarisë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, që një grup shkencëtarësh nga ai fakultet të bëjnë kontrolli mbi kafshët e therura me qëllim që të bëhen kërkime shkencore dhe të vërtetohet siguria e konsumit të mishit. Nga rezultatet e marra konstatojmë se mishi i kurbaneve është i sigurtë për konsum dhe menjëherë ka filluar paketimi dhe shpërndarja e të njëjtit nën kushte frigoriferike”.
Sipas komisionit mbikëqyrës të Bashkësisë Fetare Islame i cili e ndjek nga afër procesin e therjes dhe procedimit të mishit, deri të enjten në drekë, më 22.07.2021 janë therë 6873 kurbanë brenda tre ditëve të Bajramit. Në mënyrë të organizuar, sipas listave paraprake të përpiluara nga këshillat e xhamive dhe myftinjve në vend, ka filluar edhe shpërndarja e mishit të kurbanit i cili i ka tejkaluar nevojat e mensës së internatit të Medresesë Isa Beu, tek skamnorët, jetimët e të gjithë nevojtarët, në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar besimtarë, me prerjen e kurbanit keni kryer obligimin tuaj fetar dhe keni kontribuar në ngritjen e dijes islame, andaj BFI dhe nxënësit e Medresesë Isa Beu ju falënderojnë dhe e lusin Allahun Fuqiplotë t’ua pranojë kurbanët.
Next Post
Comments are closed.