Allahu i Plotfuqishëm ne Kuranin famëlartë thotë:
“Te Allahu nuk arrin as mishi i tyre as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e mirë e bërë nga devotshmëria e juaj”.
Kuran, Haxh: 37.
Vëllezër e motra, besimtarë të nderuar esselamu alejkum.
E shohim të arsyeshme t’ju njoftojmë me sa vijon:
Akcioni i prerjes se kurbanëve të dhuruar në Bashkësinë Fetare Islame në RMV nga besimtarët tanë u krye me suksesin me të madh.Të gjithë kurbanët u prenë në afat të paraparë me normat fetaro islame. Perveç mishit që u nda për Medresetë e BFI-së, tjetra u nda në tërē teritorin e Maqedonisë së Veriut, nëpërmes të gjithë Muftinive në familjet që ka patur nevojë. Edhe pse gjendje e jashtëzakonshme nga sëmundja Covid 19, pagesat për kurbanë ishin përtej pritshmërive tona. Kjo vërteton besimin e paluhatshëm tek Allahu Fuqiplotë dhe besimin e denjë ndaj Islamit. Andaj, shfrytëzoj nga rasti që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të shprehi mirënjohje për të gjithë ata që dhuruan kurbanët e tyre Bashkësisë Fetare Islame, duke filluar nga besimtarët që jetojnë në vendlindje e deri te bashëkatdhetarët tanë ne Evropë. Mirenjohje të veçantë komisionit qëndror dhe nënkomisionet nëpër Muftini, si dhe Muftinive te BFI-së në krye me Muftinjtë e tyre, imamëve dhe mutevelive të xhamijave. Një mirënjohje të përzemërt edhe Unioneve të Bashkësive Fetare Islame-Shqiptare në Evropë si: në Zvicër, Gjermani, SHBA, Austri, Itali, Skandinavi, Kroaci, po bile edhe nga Australia. Lusim Allahun Fuqiplotë që t’ i pranojë të gjitha veprat tona, e në veçanti kurbanët e prerë nga të gjithë besimtarët në vend dhe anekand botës.
Vazhdojmë të punojmë me porosinë e të Madhit Zot:
“Ju punoni, punët e juaja i sheh dhe i vlerëson Allahu, Pejgamberi i tij dhe të gjithë besimtarët”. Zoti ju bekoft.
Rijaseti i BFI-së në RMV
u.d. Reisul-Ulema
H.Hfz. Shaqir ef. Fetai
Comments are closed.