Mirënjohje për këshillin dhe imamin e xhamisë së fshatit Pregllovë
Bashkësisa Fetare Islame në RM, pra, të gjitha organet dhe institucionet arsimore që funksiononë në kuadër të saj, mirëmbahen dhe funksionojnë falë kontributit të myslimanëve të këtij nënqielli. Medreseja Isa Beu si dhe Fakuleti i Shkencave Islame në RM janë institucione arsimore për të cilat përkujdeset BFI-ja. Prndaj, shpesh herë Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i ka vizituar dhe i ka falënderar të gjithë ato xhemate, të gjitha ato xhami dhe vendbanime që kanë dhënë dhe që japin kontribute për mirëmbajtjen dhe funksionimin normal të këtyre organeve.
Pikërisht, për këtë qëllim, sot, në xhaminë e fshatit Pregllovë të Kërçovës, qëndroi Reisul Ulema BFI-së, ku edhe e fali xhumanë e sotit, i shoqëruar nga myftiu i Kërçovës, Tetovës, Strugës dhe Prilepit. Pra, vizita e kësaj xhamie dhe e këtij xhemati nuk është e rastësishme, por, vjen si obligim shpirtëror për të shprehur mirënjohjet e thella ndaj myslimanëve të këtij vendbanimi. Me këtë rast, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ka folur për peshën e çdo kontrbuti që e japin myslimanët e vendit për jetëgjatësinë e institucioneve të BFI-së. Falënderim të veçnatë efendi Rxhepi ka shprehur për këshillin e xhamisë si dhe ka ndarë mirënjohje për imamin e xhamisë, h. Nurten ef. Zeqiroski, për kontributin e vazhdueshëm që e japin për mirëmbajtjen dhe funksionimin e vatrave arsimore të BFI në RM. Në fund, kryetari i BFI-së ka apeluar që kjo traditë e kontributeve vullnetare për të mirën e përgjithshme të fesë islame në vend të vazhdojë edhe më intensivisht, sepse kërkesat janë gjithnjë e më të mëdha, numri i nxënësve dhe studentëve po shtohet si dhe kërkesat teknologjike të kohës janë më sfiduese. Efendi Rexhepi ka lutur Allahun Mëshirëplotë që t’i shpërblejë dhe t’ua bekojë pasurinë të gjithë myslimanëve të cilët në çfarëdo mënyre japin kontributin e tyre për të funksionuar institucionet tona pa probleme dhe në hap me kohën.
Mirënjohje për këshillin dhe imamin e xhamisë së fshatit Pregllovë
Prev Post
Comments are closed.