Mirënjohje për imamët e Turqisë që kontribuuan në vendin tonë
Të enjten më 07.10.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u vizitua nga dy imamët nga Turqia, që plotë pesë vite kryejnë detyrën e imamit në vendin tonë, edhe atë me sa vijon: Hafiz Muamer Duran në Xhaminë Teke të Ohrit dhe Hafiz Hakim Atan në Xhaminë Radonja të Muftinisë së Shtipit.
Me rastin e mbarimit të mandatit të tyre në vendin tonë, Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i falënderoi për punën e madhe që kanë bërë në detyrën e Imamit, duke ju lutur Allahut Fuqiplotë t’i shpërblejë me të mirat e tij të pakufishme dhe për këtë punë dhe përkushtim, u ndau nga një Mirënjohje për kontributin e dhënë.
Imamët nga Turqia gjatë kësaj vizite, i shoqëronte Atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së Turqisë në vendin tonë, z. Mustafa Mesten dhe Imami i Xhamisë Mustafa Pasha në Shkup, Hafiz Mustafa Goxha, ndërsa Reisul Ulemaja shoqërohej nga Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim ef. Iseni.
Next Post
Comments are closed.