Mirënjohje Manastirasve për ndihmën ndaj Medresesë Isa Beu

yeni mosqueMë 10 Maj 2013 një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame vizituan Myftiun e Manastirit Pllumb ef. Veliu dhe xhematin e saj. Delegacioni i BFI-së ishte i mirëpritur nga Myftiu, dhe bashkëpunëtorët e tij. Delegacioni i BFI-së ishte në përbërje të kryetarit të Shoqatës Ilmije, Rexhep Ziberi, Punedrejtuesi i Medresesë Isa Beu, Zuhejr Rexhepi, Përgjegjësi i Sektorit për mardhënie me Publikun, Abaz Islami dhe kryetari i OH ” Hilal”, Mustafa Dauti. Gjatë kësaj vizite u vizituan disa xhemate të Manastirit mes tjerash u falenderuan xhematet e Manastirit dhe myftinia në fjalë për mbështetjen që i japin Medresesë Isa Beu dhe kontributin që japi xhematet tona për kultivimin e jetës fetare dhe rruajtjes së kulturës së pasur islame në vend. Gjithashtu u përcollën mesazhe për bashkëpunim dhe unifikim edhe më të madh mes besimtarëve mysliman dhe për zhvilluar gjithë kapitalin kulturor dhe institucional që ka Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.

Comments are closed.