Mirë menaxhimin e kemi obligim dhe amanet

Mirë menaxhimin e kemi obligim dhe amanet

Në vazhdën e takimeve për urime dhe mbështetje, të enjten, me datë 18.06.2020, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në selinë e Rijasetit të BFI priti z, Fatmir Xheladini, ish ambasador në Republikën Popullore të Kinës, Lituanisë dhe Polonisë, si dhe z. Fatmir Ajrulin, Noter, të cilët e përgëzuan Reisin për postin e ri dhe i dëshiruan shëndet e sukses në udhëheqjen e Bashkësisë Fetare Islame, si një nga institucionet më të vjetra në vend. Mysafirët e çmuar u njoftuan fillimisht me ndryshimet e reja dhe frymën pozitive, e cila mbretëron aktualisht në BFI, si dhe për sfidat që e presin Institucionin në të ardhmen. Ata gjithashtu u njoftuan edhe me aktivitetet e pandalshme në fushën e humanizmit, atë të mbarëvajtjes së jetës fetare dhe sociale si dhe me vizionin e Reisit të ri për modernizimin e BFI e cila duhet të jetë në hap me kohën, duke investuar në kuadrot e reja dhe në ngritjen e instituteve profesionale që do të merren me çështjet fetare. Gjithashtu u fol edhe për ndryshimet që janë bërë nga Reisul Ulemaja, së bashku me ekipin, e tij të përzgjedhur nën mbështetjen e gjithë myftinjve të vendit. Duke ditur se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi serioz dhe shumë të rëndësishëm mysafirët shprehën mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për Reis Ulemanë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, dhe për institucionin e BFI-së, që është institucion që përfaqëson dhe mbron interesat e rreth një milion muslimanëve që frymojnë në këtë nënqiell.
Për këtë vizitë miqësore, Kryetari i BFI u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shpreh mirënjohës duke i falënderuar mysafirët dhe i siguroi ata, se Bashkësia Fetare Islame në RMV do tu bëjë ballë të gjitha sfidave të kohës dhe se gjithmonë do të jetë në shërbim të besimtarëve, pa pardon, duke ndjekur me përpikëri mësimet e Kuranit Famëlartë dhe porositë e Pejgamberit Muhamedit a.s.. Në frymën e re, do të vazhdojmë ta ngremë institucionin tonë, sepse mirë menaxhimin e Institucionit më të vjetër në vend, e kemi detyrim dhe amanet nga stërgjyshërit dhe nga besimtarët tanë.

Comments are closed.