Miqësi me popullin shqiptar për suksese të reja

Me rastin e inaugurimit të Myftiut të ri të Kroacisë, prof. dr. Aziz ef. Hasanoviç, në emër të Reis- ul-Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe BFI-së mori pjesë një delegacion i BFI-së, i përbërë nga Jakup ef. Selimovski dhe Abas Jahja.
Në këtë inaugurim morën pjesë figura të shquara islame të vendit, të rajonit, si dhe nga disa shtete të botës islame. Në këtë tubim mori pjesë edhe kreu shtetëror i Kroacisë, në krye me kryetarin e shtetit Josipoviç, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit dhe Qeverisë,  me një pjesë të ministrave.
jakob1
Gjithashtu, ishin prezentë edhe përfaqësues të Bashkësive Fetare të Kroacisë. Në emër të Reis-ul-Ulema dhe BFI-së tubimin e përshëndeti Jakup ef. Selimovski, drejtori Sektorit të Arsimit dhe Edukimit Fetar, i cili ndërmjet tjerash në veçanti përshëndeti kryetarin e deri tanishëm Omer Bashiq, i cili ka dhënë kontribut të madh për formimin e Bashkësisë Fetare të Kroacisë, në veçanti për ndërtimin e Qendrës Islame në Zagreb dhe në sferën e kultivimit të vlerave fetare dhe kulturore islame në rajon, në bashkëpunim me Bashkësitë Fetare Islame të Ballkanit.
foto-1njeri
Ndërkaq, për myftiun e posa zgjedhur potencoi se ky është një personalitet të cilin dhuna e ka detyruar të gjendet në këtë vend. Por, vëllezërit muslimanë të Zagrebit e kanë pranuar dhe inkuadruar brenda procesit punues të Qendrës Islame në Zagreb…” – shtoi Selimovski.
Gjatë fjalës së tij J. Selimovski potencoi edhe peripecitë,  përkatësisht gjithë atë që kishte të bënte me biografinë e ef. Hasanoviç-it. Në anën tjetër, ai, tha përfaqësuesi nga Shkupi, e vazhdoi vetarsimin e tij në shkallët pasuniversitare dhe tani është doctor shkencash, andaj me siguri do të sakrifikojë gjithçka që të kryejë këtë detyrë të shenjtë fetare. Ef. Selimovski shtoi: “ Xhemati i Zagrebit është i përbërë nga besimtarë boshnjakë, por edhe nga besimtarë shqiptarë, të cilët janë aktiv në organizimin e jetës fetare islame, kurse prezenca e tyre nëpër organet e Qendrës Islame të Zagrebit është tejet i vogël,  përkatësisht nuk është në nivelin e duhur.”
Mes tjerash theksoi: “ E verifikoj edhe një here besën e shqiptarëve. Se, ata që do të fitojnë besën e shqiptarëve,  do të jenë miq të përhershëm të tyre, kurse ata që i zhvlerësojnë shqiptarët dhe i tradhtojnë, gjithmonë do të jenë në humbje.”

Comments are closed.