Ministrja e Kulturës viziton Reisul Ulemanë

Të enjten, më 08.07.2021 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e priti në vizitë të BFI e RMV Ministren e Ministrisë së Kulturës znj. Irena Stefoska me bashkëpunëtorin e saj z. Valmir Azirin – Sekretar Shtetëror pranë Ministrisë së Kulturës.
Takimi u zhvillua në prezencë të Muftiut të Shkupit Dr. Qenan ef Ismailit, Sekretarit të BFI H. Irsal ef Jakupit dhe bashkëpunëtorëve tjerë, me ç’rast u bisedua gjerë e gjatë për shumë çështje që kanë të bëjnë me kulturën dhe objektet në këtë sferë. Ishte një takim konsultativ dhe kaloi në një ambient miqësorë dhe në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Comments are closed.