MINISTRI SHAQIRI VIZITON REIS ULEMANĒ

45
Të martën, më 20.04.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e priti në selinë e Rijasetit të BFI, Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, z. Jeton Shaqiri.
Fillimisht Reisul Ulema e falënderoi Ministrin Shaqiri për ndihmën dhe mbështetjen që Ministria të cilën ai e drejton ai, ia ka dhënë Bashkësisë Fetare Islame në RMV, sidomos gjatë periudhës së pandemisë globale të Kovid 19. Për këtë arsye, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i ndau një plakatë falënderimi Ministrit Jeton Shaqiri, për gjith kujdesin dhe mbështetjen.
Nga ana e tij, Ministri Jeton Shaqiri, është i qëndrimit se shteti dhe administrata publike është kontakti i parë i qytetarëve me shtetin, për këtë arsye qytetarëve duhet t’u ofrohet mënyrë më e lehtë, më e shpejtë deri te përmbushja e obligimeve dhe nevojave të përditshmërisë. Vetëm me grup punues, digjitalizim të plotë të shërbimeve dhe vendosje të bashkëpunimit të mirë ndërmjet institucioneve, do të arrihet administratë transparente, efikase dhe moderne, e cila do t’i ndihmojë secilit qytetar dhe secili qytetar të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe kjo do të ndihmojë për të arritur standardet Evropiane.