[:al]Ministri i Kulturës Asaf Ademi vizitoi BFI-në[:]

[:al]Shkup, 26 qershor – Sot, Bashkësia Fetare Islame në RM është vizituar nga ana e Ministrit të Kulturës, z. Asaf Ademi, i cili është pritur nga Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Me këtë rast, efendi Rexhepi, pasi ia ka uruar detyrën në krye të digasterit mjaft të rëndësishëm për popullatën tonë, mysafirin e vet e ka njohtuar me mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të organeve dhe institucioneve edukative arsimore të BFI-së. Tutje, Reisul Ulema ia ka shpalosur ministrit të Kulturës një sërë problemesh që i tangojnë myslimanët e vendit, sidomos për sa i përket objekteve të kultit islam me vlera të padiskutueshme të trashëgimisë kulturore. Efendi Rexhepi ka nënvizuar problemet e panevojshme dhe të qëllimshme që dikush në vend po i inicon me qëllim që të pengohet puna e ndërtimit të minares në Xhaminë e Ohrit. Po ashtu, është diskutuar edhe për Xhaminë Husamedin Pasha në Shtip. Në veçanti është diskutuar për xhaminë e Prilepit e cila në konfliktin e vitit 2001 u dogj deri në shkatërrim total dhe se segmente të caktuara antisilame që mjerisht akoma ushtrojnë burokracinë kokëforte shtetërore, assesi të lejojnë që të ringritet në po të njëjtën pozitë siç ishte para konfliktit të vitit 2001. Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, duke nënvizuar se tashmë është pjesë e një kabineti qeveritar e cila i është rrekur reformave të thella e të gjëra, e mbanë shpresa se do të tejkalohen edhe këto problem, natyrisht, në të mirë të BFI-së dhe të myslimanëve të vendit. Në këtë aspekt, që të dy palët kanë theksuar se bashkëpunimi i ngushtë dhe intensive është i domosdoshëm në mes të BFI-së dhe Ministrisë së Kulturës së RM-së.

[maxgallery id=”9370″][:]

Comments are closed.