Ministri i informatikës vizitoi BFI e RMV

Të enjten më 27.10.2022 në vizitë të BFI e RMV qëndroi Ministri i Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës Z Admirim Aliti i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Z. Ekrem Halimovski, të cilë u pritën nga Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili fillimisht u shprehu falënderime me rastin e kësaj vizite duke e njoftuar me angazhimet e BFI e RMV dhe aktivitetet e saja në sfera të ndryshme të jetës fetaro islame.
Ministri në fjalën e tij shpjegoi angazhimet si dhe rolin e Ministrisë në sferën e informatikës, digjitalizimit dhe mediave. Poashtu u bisedua edhe për shumë çështje të sferave të ndryshme duke shprehur gatishmërinë për një bashkpunim të mirëfilltë në ngritjen e vlerave në shoqëri.

Comments are closed.