Ministri Ademi përkrah FSHI-në

11146501_446064002237585_6105454665807335611_o 11357230_446064445570874_6755940971850671779_o 11537618_446063875570931_3347046748541838940_oTë premten më datë 12 Qershor 2015, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame H. Sulejman ef. Rexhepi në prani të Dekanit të Shkencave Islame dr. Fahrudin Ebibit dhe stafit të FSHI pritën Ministrin e arsimit dhe shkencës, z. Abdilaqim Ademi me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Shkas i kësaj vizite ishte që nga më afër të njoftohet Ministri Ademi me punën dhe aktivitetin e FSHI-së, menjëherë pas akreditimit të këtij fakulteti. Gjithashtu Ministri Ademi i njoftoi nikoqirët se së fundmi Ministria të cilën e udhëheq Ai, ka lëshuar një shumë prej 65000 euro për nevojat e FSHI. Pas takimit, të pranishmit kishin mundësinë të vizitojnë disa ambiente të FSHI-së dhe u njoftuan më afër me aktivitetet që kryhen në këto ambiente.
Në deklaratën për mediume Ministri Ademi u shkreh: “Kisha nderim të vizitoj FSHI në Shkup, Institucion ky i Arsimt të lartë tash më i akredituar dhe me leje të përhershme pune. Njoftova kryetarin e BFI-së dhe udhëheqësin e Fakultetit me vendimin e MASH për të ndihmuar financiarisht këtë fakultet, me c’rast, janë ndarë 65 mijë euro dhe ky financim ndodhë për herë të parë dhe shpresoj se do të jetë i përhershëm. Kemi biseduar edhe për kompletimin e të gjitha cikleve studimore dhe shpejt pritet që të akreditohet edhe cikli i dytë, kurse në të ardhmen edhe cikli i tretë i studimeve dhe ky Institucion të bëhet qendër prej ku do të dalin kuadrot e ardhshëm dhe të mos ketë nevojë për studime jashtë vendit. Me aktin e akreditimit, lejes së përhershme për punë dhe financimin ne vlerësojmë punën e deritanishme të institucioneve të arsimit në kuadër të BFIM dhe vendosim në pozicione të barabarta me institucionet e Bashkësive tjera fetare në vend
Me këto akte ne verifikojmë punën e suksesshme disa vjeçare të këtyre Institucioneve arsimore, por edhe kontribuojmë në ngritjen e cilësisë së arsimit. Kuadrot që diplomohen në këtë Institucion nuk punësohen vetëm si teolog, por disa prej tyre edhe në arsimin fillor dhe të mesëm në vend” tha mes tjerash Ministri Ademi, duke e uruar FSHI-në dhe duke i dëshiruar të tregojë suksese edhe në të ardhmen. Gjithashtu Ministri Ademi, duke pasur parasysh se jemi në prag të muajit të Ramazanit, iu drejtua të gjithë muslimanëve duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe pranim të lutjeve dhe ibadeteve.
Nga ana tjetër, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, falënderoi Ministrin Ademi i cili kishte parë të rëndësishme që ti bëjë një vizitë FSHI-së si institucion më i lartë arsimor islam në vend dhe njëherit konfirmoi informatën për opinionin e gjërë, se Ministria e Arsimit pas akreditimit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, ka nisur edhe ta mbështet financiarisht të njëjtin. Reisul Ulemaja e falënderoi këtë ministri për përkushtimin dhe i dëshiroi shëndet e suksese Ministrit Ademi.
Reisi gjithashtu tha se BFI tashmë ka kuadro të veta të arsimuara në vend, si në Medresenë Isa Beu ashtu edhe në Fakultetin e Shkencave Islame, kështu që nuk ka nevojë që të edukojë kuadro jashtë vendit tonë, duke kështu edhe rrezikun që mund të bartin nga jashtë, duke u ndikuar nga rryma të ndryshme fetare të “importuara nga jashtë”. “Tani BFI ka kuadro të arsimuara dhe edukuara në bazë të islamit burimor dhe këtë traditë do ta përcjellim nga brezi në brez” tha mes tjerash Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili në fund të fjalimit, në emër të FSHI-së i dhuroi një pllakate Ministrit Ademi, si shenjë falënderimi për përkrahjen e pa rezerve që e ka dhënë kjo Ministri në akreditimin e këtij Fakulteti.
Gjithashtu edhe Dekani i FSHI dr. Fahrudin Ebibi deklaroi se Fakulteti i Shkencave Islame vazhdon të jetë vatër e dijes dhe se çdo ndihmë, si në aspektin akademik ashtu edhe atë financiar do të jetë e mirëseardhur, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet sukses dhe kualitet i gjeneratave të ardhshme.

Comments are closed.