Fetva Nr. 9

Fetva Nr. 9

Pyetje: Es-selamu alejkum.
Jam betuar se do ta bëjë një punë, por nuk e kam bërë, që ka rezultuar se jam betuar
rrejshëm, kjo më shqetëson, kam dëgjuar se ka rrugëdalje për këtë, andaj vendosa t’ju
drejtohem me këtë pyetje për të marrë një përgjigje zyrtare nga institucioni përgjegjës
për të qenë më i sigurt. Cila është rrugëdalja ime? Çka duhet të bëjë unë në këtë rast?
Ju falënderim.

Përgjigje:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
I nderuar, fillimisht ju informojmë se mesazhi dhe porosia islame është që besimtarët islam
të mos formojnë shprehi për betim të përditshëm me qëllim që të mos e shfrytëzojnë
betimin si mjet të përfitimeve mediokre të interesit të jetës së kësaj bote.
Sipas asaj që ju keni parashtruar, nënkuptohet se keni bërë betim që të kryeni një veprim
apo një punë në të ardhmen. Ky lloj i betimit quhet “betim i përforcuar” ose “betim i
qëllimtë”.
Për mos plotësimin e këtij lloji të betimit në sheriatin islam, ekziston sanksion (kefaret) që
duhet plotësuar gjithsesi i shoqëruar me pendim. Argument për këtë kemi ajetin kur’anor
ku thotë:
“All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të pa qëllimta por ju merr në
(përgjegjësi) për atë që jeni zotuar qëllimisht. Shpagimi (Kefareti) i tij është duke i
ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeheni familjen tuaj, ose duke i
veshur ata ose duke e liruar një rob. e kush nuk ka mundësi ti bëjë këto, le ti agjërojë
tri ditë. Ky është shpagimi për betimin tuaj kur e thyeni atë. Ruani betimet tuaja,
kështu All-llahu xh.sh. ju sqaron dispozitat e veta ashtu që të jeni mirënjohës” El
Maide: 89.
Nga ky ajet kur’anor vërehet qartë se Kefareti i betimit është:
1. Ushqimi i dhjetë të varfërve, ose

2. Veshmbathja e tyre, ose
3. Lirimi i një robit.
Në rastet kur betuesi nuk mund të zbatojë njërën nga këto tre kefarete atëherë
obligohet me agjërimin e tri ditëve radhazi pa ndërprerë, që nënkupton se nëse betuesi ka
mundësi që të zbatojë njërën nga këto tre lloje të kefaretit atëherë nuk i lejohet të kalojë në
llojin e katërt të kefaretit që është agjërimi.
Aj që detyrimisht duhet të sqarojmë në këtë rast është, se betimi për në të ardhmen, mund
të jetë betimi për një veprim apo mosveprim. Mirëpo veprimi për të cilin betohet betuesi,
mund të jetë i lejuar por mund të jetë i ndaluar. Andaj nëse betuesi është betuar se do
të bëjë një punë të mirë, dhe nuk ka mundur të bëjë të njëjtën, atëherë zbaton kefaretin
e mëparë përmendur. Mirëpo nëse betuesi është betuar se do të bëjë një veprim të
ndaluar, sipas islamit, si p.sh. të rrahë dikë, apo të vrasë dikë, atëherë në këtë rast
fetusi ka për detyrim (farz) që të tërhiqet nga ky betim, të pendohet dhe zbatojë
kefaretin e përcaktuar sipas ajetit kur’anor.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush betohet për diçka e pastaj të kundërtën e
betimit e sheh më të mirë, le ta veprojë atë që është më e mirë për te, kurse
për betimin e tij le të paguaj kefaret.” Muslimi dhe Ahmedi
Nëse betimi bëhet për lënien e mendubit, sikur të thotë: Për Zotin nuk e fali
namazin nafile, ose nuk e vizitoj të sëmurin, ose nuk e përcjelli xhenazen, etj,
ose betohet se do të bëjë një veprim të urryer (Mekruh), në këtë rast është më
mirë ta prishë betimin dhe ta veproj mendubin dhe të kryej kefaretin në rastin e
parë, kurse në rastin e dytë më mirë është të mos e veprojë mekruhin që do të
thotë të prishë betimin dhe të paguaj kefaretin.

Mexhlisit për Fetva
pranë Rijasetit të BFI-së Shkup.

Comments are closed.