Mevlud me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.

Mevlud me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.
Për nderë të ditës së lindjes së Pejgamberit tone, Muhamedit s.a.v.s., Muftinia e Shkupit, në koordinim me xhaminë e Nerezeti, organizoi manifestimin tradicional kushtuar kësaj ngjarje të shenjtë. Të pranishëm në këtë event, në mesin e një numri të madh besimtarësh, ishin Muftinjtë e BFI-së në RM të udhëhequr nga kreu më i lartë i BFI-së, Eminenca e tij, Reisul Ulema i Bashkësis Islame h. Sulejman ef. Rexhepi.
Në fjalën e vet përshëndetëse Muftiu i Shkupit prof. Rexhep ef. Jusufi falenderoi këshillin e xhamisë Nerez për organizimin tradicional të ditëlindjes së Muhammedit a.s. duke nënvizuar se Pejgamberit tonë duhe ta përkujtojmë gjithmonë dhe të jetojmë me porositë dhe veprat e tij.
Në emër të Reisul Ulemas së BFI-së fjalën e rastit e mbajti Muftiu i Tetovës prof.dr. Qani ef. Nesimi i cili theksoi se “ne, duke folur për Muhammedin a.s. nuk e nderojmë atë por ne e nderojmë vetëveten tonë dhe ngrisim atë. Prandaj manifestimi i Mevludit është një ndër shumë format e përkujtimit të Muhammedit a.s. dhe gjithkushë që mendonë se Mevludi është bidat ai me siguri në njohurit fetare është i mangët. Muslimani gjithmonë duhet ta ndjekë Muhammedin a.s. dhe atë ta këtë shembull në jetën e vet.”
Ndërsa kreu i BFI-së Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi për antarët e këshillave të xhamive të Nerezit ndau mirënjohje në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë në miëmbajtjen e xhamive të Nerezit.
Kurse, për të e bekuar këtë manifestim me Kur’an, Mevlud, Ilahi dhe Kaside ishte përkujdesur kori i Medreses së Isa Beut në Shkup.
Duan e Mevludit e bëri Muftiu i Strugës mr. Salim ef. Sulejmani.
nerez1

nerez2

nerez3

Comments are closed.