Të hënën, më 16.11.2015 në lokalet e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, nën organizmin e Sektorit Fetaro-Arsimorë, pranë Rijasetit të BFI-së, u mbajt Tryezë e rrumbullakët me temën “Unifikimi i plan-programit mësimor nëpër mektepe, domosdoshmëri kohore“.
Në këtë tryezë, të pranishëm ishin të gjithë Myftitë e Myftinive të BFI-së, Kryeimamët dhe referentët fetaro-arsimorë pranë myftinive të Bashkësisë Fetare Islame.
Këtë tryezë të rrumbullakët, e përshëndeti Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili mes tjerash bëri një elaborim për gjendjen e mësim-besimit në të kaluarën dhe të tanishmen duke vënë theks të veçantë në mësim-besimin nëpër mektepe për të cilat siç tha Kryetari i BFI-së, “Ato janë një gurthemel shumë i rëndësishëm në zhvillimin e jetës islame në përgjithësi dhe në formimin e xhemateve të shëndosha në perspektivë”.
Tryeza ishte e ndarë në dy panele. Në panelin e parë, referentët fetaro-arsimorë pranë myftinive të BFI-së, paraqitën raporte statistikore për gjendjen aktuale të mësim-besimit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet i njëjti nëpër mektepe.
Në panelin e dytë, u referuan temat shkencore siç vijojnë:
• Roli dhe rëndësia e mësimbesimit nëpër mektepe, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratës së re – nga Shaqir ef. Fetahu, Mufti i Gostivarit.
• Ndikimi i mësimbesimit islam në ndërtimin e personalitetit të fëmijës, nga Ejup ef. Selmani, Kryeimam i Muftinisë së Tetovës.
• Metodat pedagogjike për zhvillimin e mësim-besimit nëpër mektepe, nga Fatamir ef. Zaimi, referent fetaro-arsimor, pranë Muftinisë së Shkupit.
• Domosdoshmëria e unifikimit të plan programit për zvillimin e mësim besimit në nivel republikan – nga Salim ef. Sulejmani, Mufti i Strugës.
Pas përfundimit të referimeve shkencore, u zhvilluan debate të shumta nga të pranishmit, mbi nevojën e unifikimit të plan programit për mësim besimin nëpër mektepe. Përveç konkluzave të tryezës, për implementimin u unifikimit të plan programit u formuan dy komisione:
• Komisioni profesional për hartimin e plan programit në mektepe dhe
• Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores së punës nëpër mektepe.
Mësimbesimi nëpër mektepe, gurrthemel i rëndësishëm në zhvillimin e jetës islame
Prev Post
Comments are closed.