Mësim, pa fjalë

muzemil osmani

Ambasadori i posazgjedhur, z. Jess Baily, menjëher posa mori akreditimin nga Presidenti i shtetit, vizitën e parë që realizoi ishte Institucioni më i lartë fetar Islam në vend BFI-në. Vizitoi BFI-në para se të viziton Qeverinë e vendit

 

Nga Muzemil Osmani, teolog

 

 

Është thënë se vepra të mëson më shumë se fjala. Veprimi përkthehet si praktikë. Përforëcimi i mësimeve arrihet përmes praktikës. Jo rastësisht për veprimet e mira lutemi të na bëhen praktikë. Mësimet janë të mirëseardhura prej kujdo qoftë. Nganjëherë mësimet e reja na duken me përmasa të shokueses dhe, si të tilla, më lehtë dhe më thellë na nguliten në mendje. i pranojmë me lehtësi, duke i bërë pjesë të praktikës sonë të shëndetshme. Nuk bëjmë dallime diskriminuese për atë nëse mësimet janë nga arsenali i mësimeve tona kombëtare apo na vijnë nga jasht. Të mirat duhet të përvetësohen. Pejgamberi ynë na mësonte: “Kërkoni njohritë (diturinë) prej lindjes deri në vdekje.”!

Me 5 Marsë të këtij viti BFI-në e vizitoi Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që u prit nga ekselenca e tij, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi. Pak është me rëndësi se çka u bisedua në atë takim në raport me gjestin diplomatik dhe, mbi të gjitha, njerëzor të diplomatit amerikan. Përmes këtij veprimi ambasadori përcolli një mesazh i cili duhet t’u shërbejë si shembull, si mësim i përkryer për shumë liderë tanë, sidomos për liderët e taborrit tonë mysaliman.

Ambasadori i posazgjedhur, z. Jess Baily, menjëher posa mori akreditimin nga Presidenti i shtetit, vizitën e parë që realizoi ishte Institucioni më i lartë fetar Islam në vend BFI-në. Vizitoi BFI-në para se të viziton Qeverinë e vendit, vizitoi BFI –në para gjithë institucioneve të tjera shtetrore. A thua pse? Cila është fshehtësia, cili është mesazhi me këtë vizitë? Çfar duhet në të mësojmë nga ky veprimr? Çfar duhet të mësojnë liderët e partive politike shqiptare e muslimane?

Mësimin që duhet ta marrin të gjithë udhëheqësit e subjekteve të ndryshme është se, gjithmon duhet të respektohet udhëheqësi shpirtëror,  me që është edhe urdhër Kur’anor. Udhëheqësi shpirtëror duhet të jet një lider frymëzues për çdo lider tjetër që pretendon të udhëheq një komunitet politik, kulturor  etj.

Por, një realitet i hidhur ndodhë me subjektet tona të ndryshme që i përkasin islamit. Asnjehërë nuk e ftojnë liderin e tyre fetar në hapjen e ndonjë shkolle, fakulteti, apo institucioni shtetror e komunal! Mos vallë mendojnë se prezenca e tij është nënçmim për ta. Pala maqedonase, në çdo inagurim ftojnë udhëheqësin e tyre shpirtëror.

Deri kur ne si shqiptar – musliman, dot mbetemi me ide të vjetëruara komuniste, deri kur do të mendojmë se hoxhallarët duhet të qëndrojnë largë punëve të shtetit dhe të politikës. Kësaj radhe, ambasadori amerikan erdhi dhe ua bëri shumë të qartë, të gjithëve: njeriu më me vlerë në një vend është prijësi shpirtëror. Kjo është, mbi të gjitha, njerëzore, është diçka që njeriun e përmbushë plot me vlera të larta.

Arsyen përse z. Baily zgjodhi BFI-në janë të shumta, ndër to është se: BFI është institucioni më i vjetër në vënd, është institucioni që gjithmon ka qenë për bashkjetesë ndërfetare dhe ndëretnike gjithmonë kemi bërë thirje për qetsim të situatës e jo për eskalim. Mbi të gjitha, ambasadori amerikan vizitoi BFI-në sepse ky institucion është selia e udhëheqësit shpirtëror të myslimanëve të Maqedonisë. Kështu duhet të jetë, respektohet i pari i një populli dhe pastaj të tjerët. Vetëm me respekt kthehet respekti. Respektimi i ndërsjellë është parim islam, por edhe virtyt kombëtar. Respektimi i ndërsjellë është boshti kurrizor i njerëzisë.

 

(Autori është Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë se BFI në RM)

 

 

Comments are closed.